Lirohen nga detyra zv.ministrat Gjuzi, Klosi dhe Kuko

TIRANË, 2 shtator/ATSH/ Këshilli i Ministrave liroi sot nga detyra tre zëvendësministra.
Në mbështetje të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi lirimin nga detyra të Ilva Gjuzit, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.
Gjithashtu u lirua nga detyra i zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi.
Në mbledhjen e qeverisë u vendos edhe lirimi nga detyra e zëvendësministres së Brendshme, Romina Kuko.
Këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë dhe botohen në “Fletoren zyrtare”.
/k.s/j.p/