E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohet Martina Pajollari, akuzohet se nxori në pritë Martin Çeçon, i riu u gjet i vrarë në rezervuar

Martina Pajollari prej dy javësh me vendim gjykate ndodhet në arrest shtëpie, kjo për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit.

Kjo masë sigurie është caktuar nga gjykata e shkallës së parë në Korçë, njësoj siç ndodhi më parë me tre të akuzuarit e tjerë Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Bleti Angjo.

Të katërt këta persona akuzohen zyrtarisht nga prokuroria për vrasjen e të riut Martin Çeço në qershor të vitit 2022.

Ndërsa në qershor të 2025-ës, Gjykata e Apelit në Tiranë, me kërkesë të mbrojtjes, prishi vendimin e shkallës së parë dhe vendosi që çështja të rikthehet për rigjykim me një trupë tjetër gjyqësore në Korçë. Hetimet për vrasjen vazhdojnë për katër personat që sot ndodhen me masë sigurie “arrest shtepie”.

Martina Pajollari është kontaktuar pas vendimit, por nuk ka pranuar të shprehet, duke thënë: “Gjithçka që kam për të thënë, e kam thënë në gjykatë. Nuk dua të flas për mediat”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›