E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ Arsye sigurie apo…? SPAK dhe GJKKO do të lidhen me tunel me BKH-në

Punime në godinat e SPAK, GJKKO dhe BKH.

Siç duket edhe në foton e mëposhtme, një tunel që do të lidhë godinat e SPAK dhe GJKKO me atë të BKH-së.

Nuk dihet nëse, tuneli, i cili kalon mbi rrugën e automjeteve, bëhet për të lehtësuar punën e prokurorëve dhe stafit të institucioneve, apo është një masë shtesë në parametrat e sigurisë.

Kujtojmë se, pak javë më parë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë aprovoi kërkesën e kryeprokurorit të SPAK Klodian Braho, i cili me një shkresë të konsideruar të klasifikuar, kërkoi marrjen e masave për ruajtjen e prokurorit të posaçëm Altin Dumanit.

Kërkesa vjen pas presionit në rritje ndaj Dumanit lidhur me hetime të shumta që mbajnë firmën e tij si ish krye prokuror i SPAK.

Përveç Dumanit, është miratuar nga i njëjti komision edhe mbrojtje për disa prokurorë të tjerë te strukturës së posaçme, mes të cilëve edhe për Dritan Prençin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›