Lirohet Strauss-Kahn Por a shpetohet kandidatura per president te Frances

Shumica e socialisteve franceze jane te entuziazmuar. Kahn prape me shanse per president ne 2012 Jacques Langlade i cili gjithmone enderron per kohen e bukur te bashkepunimimit mes Kahn u shpreh pas vendimit te gjykates ne Nju Jork per lirimin e Strauss-Kahnit nga arresti shtepiak Tani e shohim se viktima e supozuar nuk eshte edhe aq e pafajashme. Shpresojme qe Dominique Strauss-Kahn te lirohet nga akuza dhe te rehabilitohet.
Michele Sabban mikeshe e familjes Kahn dhe zevendeskryetare e parlamentit rajonal Ile de France vleresoi se Dominique edhe Anne kane fituar nje etape te rendesishme. Mund ta shihje ne fytyrat e tyre kur ata u larguan nga salla. Tani duhet te angazhohemi me shume per te.
Sabban por edhe socialiste te tjere jane te entuziazmuar nga ideja qe Dominique Strauss-Kahn te kete mundesine te kandidoje per president. Madje edhe ish-kryetari i Partise Socialiste Franceze Francois Hollande eshte shprehur se asgje nuk mund ta ndaloje Strauss Kahnin te kandidoje ne zgjedhjet e tetorit. Indirekt ai foli per nje zgjatje te afatit te regjistrimit te kandidatures presidenciale qe skadon me 13 Korrik.
Reagim i madh ne France
Radiot dhe televizionet ne France i ndryshuan programet e tyre martesa princerore ne Monako eshte tashme vetem nje lajm ne qender eshte kthesa spektakolare ne ceshtjen Dominique Strauss-Kahn.
Jean-Louis Borloo nje konservator jashte rrymes per kohe te gjate minister mendon pertej ketij hapi dhe pyet Cfare e pengon Strauss Kahn qe te rikthehet ne politiken e brendshme Nese ka force te mjaftueshme dhe deshire. Mua vazhdimisht me habiste qendrimi se Strauss-Kahn ishte karte e djegur. Ai ka dhene vetem doreheqjen nga posti i shefit te FMN-se. Anetaresia e tij ne Partine Socialiste me sa di une vazhdon.
Bildunterschrift Afera e Dominique Strauss-Kahnit ka rrembyer francezet
Prokuroria nuk i beson me sherbyeses
Thene qarte Strauss-Kahn mund te kandidoje edhe per zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshem ne France. Gazeta New York Times kishte botuar me pare informacione sipas te cilave punetorja e hotelit e cila e akuzonte Strauss-Kahnin per tentative perdhunimi ka genjyer ne shume pika. Per shume franceze nje sinjal se akuza kunder Strauss-Kahnit do te rrezohej Une nuk kam besuar kurre se akuza ka pasur ndonje baze kam qene gjithnje i mendimit se ai eshte i pafajshem. Une mendoj se ai eshte ende ne kohe te kandidoje per presidencen. - thote nje burre nga Sarcelles ku Strauss-Kahn ka qene vite me radhe kryetar bashkie.
Socialistet duan te perzgjedhin kandidatet e tyre per president ne nje votim ne tetor. Per kete votim kandidatet duhet te regjistroheshin zyrtarisht deri ne 13 korrik. Kryetarja e partise Martine Aubry e ka bere kete pak dite me pare. Sa kohe Strauss-Kahn ishte jashte skene ajo kishte shanse te mira te fitonte ne votimin per kandidatin socialist per presidencen.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryetarja e socialisteve franceze Martine Aubry
Fjala e fundit per kandidaturen nuk eshte thene ende
Por nese Strauss- Kahni shume popullor rikthehet ne skenen politike atehere punet mund te veshtiresoheshin per Aubry. Ajo u shpreh e rezervuar lidhur me kthesen e papritur ne ceshtjen Strauss-Kahn Lajmet e publikuara nga shtypi amerikan me mbushin me gezim. Shpresoj me gjithe zemer qe drejtesia amerikane te gjeje gjithe te verteten qe kjo enderr e keqe te marre fund sa me shpejt per Strauss-Kahn. Lidhur me te ardhmen politike te shokut te partise ajo nuk tha asnje fjale.
Kete e beri nje tjeter socialist ish kryeministri Lionel Jospin. Ai zbuti shpresat e rilindura ne radhet e mbeshtetesve te Strauss-Kahnit per nje rikthim te tij ne politike Natyrisht kjo eshte nje kthese e pabesueshme. Por edhe nese akuzat kunder tij rrezohen ai mbetet figure e perfolur nga mediet.
E vertete eshte qe pas skandalit ne Nju Jork u bene publike hollesi nga jeta private e Strauss-Kahn te cilat e kane demtuar pergjithnje imazhin e tij ne publik. Nese imazhi i tij mund te vihet serish ne vend pas rrezimit te akuzave mbetet te shihet.
Autor Christoph Woumlszlig/Eliana Xhani
Redaktoi Lindita Arapi