E Diel, 1 Nëntor 2026

Shumica e marokeneve votojne per kushtetuten e re

Marokenet me shumice absolute jane shprehur per nje kushtetute te re. Sic informoi ministri i Brendshem Taib Cherkaoui mbi 98 per qind e qytetareve me te drejte vote votuan ne nje referendum popullor per reformat e propozuara nga Mbreti Abdullahu i VI-te.

Radhe te gjata nen diellin djeges

Referendumi u zhvillua ne nje atmosfere normale tha Cherkaoui dhe deshmon per lidhjen qe njerezit ndjejne me permbajtjen e projektit kushtetues. Per te theksuar se edhe te rinjte i mbeshtesin ndryshimet kushtetuese ministri i Brendshem i Marokut permendi se 30 e elektoratit perbehet nga persona nen moshen 35 vjec.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mbreti voton ndryshimet kushtetuese te iniciuara nga vete ai

Ne referendum kane marre pjese gati 73 per qind e elektoratit. Nen diellin djeges qindra njerez qendruan ne radhe te gjata para qendrave te votimit per te dhene voten e tyre. 40.000 qendra votimi ishin hapur ne te gjithe vendin edhe ne rajonin e Saharase perendimore i aneksuar nga Maroku ne vitin 1975 pas terheqjes se kolonialisteve spanjolle.

Cfare ndryshon ne Marok pas referendumit

Vete mbreti Mohamed i VI i paraqiti ndryshimet kushtetuese ne mesin e Qershorit. Ndryshimi i kushtetutes per te cilen u votua ne referendum parasheh pakesimin e pushtetit te monarkut dhe kalimin e nje pjese te kompetencave tek qeveria ne Rabat. Megjithate mbreti i Marokut edhe me tej do te jete kryekomandant i ushtrise do te mund te shperndaje parlamentin dhe do ta kete fjalen e fundit ne ceshtjet e fese dhe drejtesise.

Me ndryshimet e reja pritet edhe rritja e pavaresise se sistemit te drejtesise ne Marok. Gjithashtu do te sanksionohet me ligj edhe barazia mes burrit e gruas dhe mbrojtja e te drejtave te njeriut. Levizja opozitare e kritikoi referendumin dhe paralajmeroi zhvillimin e protestave te reja.

Autor AG/Esat Ahmeti

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›