E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet gazetari i Al Xhazires

Pas me shume se gjashte vjet burgimi eshte liruar dje nga burgu i Guantanamos nje bashkepunetor sudanez i televizionit Al Xhazira. Kameramani Sami el Haxh ka mberritur me nje avion amerikan ne kryeqytetin e Sudanit, Kart'hum. Haxh ishte arrestuar me 2001 prej ushtrise pakistaneze, kur shkonte per ne Afganistan, per te raportuar mbi nderhyrjen ushtarake amerikane. Me vone iu dorezua trupave amerikane, te cilat e akuzonin se ka punuar si korrier i organizatave islamike militante. Per gjashte vjet me radhe ai eshte mbajtur ne Guantanamo, pa ngritjen e aktakuzes zyrtare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›