E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet i arrestuari për vrasjen e Paulin Markut

TIRANË- Vetëm pak ditë pasi u vu në pranga si i dyshuari kryesor për vrasjen e Paulin Markut, lihet i lirë.

Astrit Vladi, prangosur pak pas krimit të ndodhur te kthesa e Kamzës dhe publikuar më tej me njoftim zyrtar nga policia e Tiranës se ai ishte i dyshuari për vrajen është lënë sot i lirë.

Arsyeja e lirimit të tij nga paraburgimi mësohet se është bërë  për shkak të mungesës së provave që e implikojnë atë si autor te krimit.

Pasi janë kqyrur të gjitha provat për ngjarjen në fjalë është konkluduar se nuk ka prova të mjaftueshme për ta mbajtur të akuzuarin në arrest. Per momentin nuk mund te flitet per autor te vrasjes se Paulin Markut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›