Berisha takon Jahjagën, vlerëson ndërhyrjen në veri

Duke i uruar përzemërsisht mirëseardhjen Presidentes Jahjaga, Kryeministri vlerësoi rolin që Presidentja Jahjaga ka luajtur e po luan në rritjen dhe konsolidimin e Republikës së Kosovës si faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan.
Berisha theksoi se progresi i gjithanshëm i Kosovës, funksionimi i shtetit ligjor dhe institucional kanë bërë që Kosova gjithnjë e më shumë të shndërrohet në një faktor të rëndësishëm bashkëpunimi, mirëkuptimi e integrimi rajonal.
Gjithashtu, Kryeministri vlerësoi vendosmërinë e autoriteteve të qeverisë së Kosovës për zbatimin e ligjit dhe të rendit kushtetues në të gjithë territorin e saj. Presidentja Jahjaga shprehu kënaqësinë e saj për këtë takim dhe e falënderoi Kryeministrin Berisha për të gjithë mbështetjen që ai i ka dhënë dhe i jep Republikës së Kosovës. Në këtë takim u diskutua gjerësisht mbi bashkëpunimin politik dhe në të gjithë fushat midis Shqipërisë dhe Kosovës, për përpjekjen e përbashkët në njohjen e mëtejshme dhe konsolidimin e pozicionit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. /S.Ll/Start/
2011-08-19 12:56