E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lirohet me kusht mafiozi grek

I arrestuar tre vjet mё parё, ndёrmjetёsuesi i mafias greke me piramidat shqiptare tё viteve 1993-1997 ёshtё liruar me kusht nga Gjykata e Apelit nё Greqi. Apostopos Vavilis, njё ndёr emrat mё tё pёrfolur pёr lidhjet e piramidave shqiptare me mafian e huaj, ёshtё cilёsuar nga mediat helene si njeriu fantazmё, qё me veprimet e tij ushtronte ndikim nё disa vende tё ndryshme.

Ai ёshtё akuzuar pёr pjesёmarrje nё trazirat e vitit 1997 nё Shqipёri dhe si ndёrmjetёsues aktiv i shumё trazirave nё vend. Ndёrkohё, ai u arrestua para tre vitesh nё Itali nёn akuzёn e spiunazhit dhe bashkёpunimit nё bveprime mafioze.

Organi i akuzёs greke, gjithahstu e ka akuzuar atё si anёtar i njё organizate tё fshehtё qё me veprimet e tij ndёrhynte nё vendimmarrjet e drejtёsisё greke dhe asaj shqiptare.

Nё momentin e arrestimit, atij i ёshtё gjendur njё pasaportё fallsa qё mbante emrin, Apostolos Fokas.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›