E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet nga burgu lideri opozitar rus

Një lider opozitar rus është liruar pas një muaji në burg. Sergei Udaltsov u liruar dje nga një burg i Moskës.

Lideri i krahut të majtë është liruar nga burgu një muaj pas zgjedhjeve paralamentare në vend, që nxitën protestat më të mëdha në Rusi që nga rënia e komunizmit.

Udaltsov ka kërkuar nga përkrahësit e tij që ta mbajnë ndezur luftën kundër kryeministrit Vlladimir Putin dhe të punojnë për një Rusi demokratike.

Opozita në Rusi po planifikon të mbajë një protestë të madhe me 4 shkurt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›