Afganistani aprovon zyrën për talebanët në Katar

Presidenti afgan, Hamid Karzai tha se vendi i tij do të mbështesë vendimin e talebanëve për të hapur një zyrë politike në Katar, për t`i mbajtur negociatat për paqe.
Zyra e Karzait, përmes një deklarate për shtyp tha sot se Afganistani pajtohet me negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe talebanëve, të cilat do të çojnë në themelimin e një zyre në Katar.
Deklarata e Karzait vjen një ditë pasi zëdhënësja e departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland tha se SHBA-të do ta përkrahnin këtë marrëveshje nëse një gjë e tillë çon në përfundimin e luftës në Afganistan.
Kjo deklaratë e saj, vjen një ditë pasi talebanët afganë thanë se kishin arritur një marrëveshje paraprake për hapjen e një zyre politike në Katar dhe kishin kërkuar lirimin e të burgosurve nga burgu ushtarak në Guantanamo.