E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lirohet nga detyra drejtoresha e përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Abigeila Voshtina është liruar nga detyra si drejtoreshë e përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ngarkohet për zbatimin e këtij vendimi.

Abigeila Voshtina u emërua drejtoreshë e ërgjitshme e TKOBAP në qershor të vitit 2022, ku zëvendësoi në detyrën e drejtueses, Zana Çelën.

/j.p/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›