Lisbone sot samiti i NATO-s
LISBONE- Pritet te nise ne Lisbone samiti i vendeve anetare te NATO-s ne ate qe konsiderohet si nje prej takimeve me te rendesishme ne historine 61-vjecare te aleances. Ne qender te bisedimeve mes krereve te shteteve dhe qeverive do jene sfidat vendimtare per te ardhmen e Aleances se Atlantikut te Veriut koncepti i ri strategjik impenjimi ne Afganistan bashke me strategjine e terheqjes se trupave raportet me Rusine dhe mjaft ceshtje te tjera.
Sekretari i Pergjithshem i Aleances Anders Fog Rasmusen duke folur para samitit per Financial Times tha se vendet e NATO-s do te arrijne nje marreveshje per te ardhmen berthamore te Aleances pavaresisht mosmarreveshjeve mes Gjermanise dhe Frances. Ai theksoi se ne dokumentet e samitit NATO nuk do te percaktoje Iranin si nje prej kercenimeve te saj kryesor ne menyre qe te marre mbeshtetjen e Turqise per sistemin anti rrakete. Teksti i dokumentit te ri strategjik bazuar ne sygjerimet e nje komiteti te drejtuar nga Medlin Ollbrajt eshte ende i rezervuar.
Objektivi kryesor eshte ripercaktimi i rolit te Aleances edhe pertej kufijve tradicionale ne nje kontekst ku kercenimet jane globale dhe ne shume forma. Megjithate do te mbetet principi i mbrojtjes se perbashket dhe objektivi per te garantuar paqe e liri ne Europe. Ne Lisbone Shqiperia perfaqesohet nga kryeministri Sali Berisha ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ministri i Mbrojtjes Arben Imami ambasadori shqiptar ne NATO Artur Kuko dhe zyrtare te tjere te larte.
m.a/News24/BalkanWeb