E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane zbardhet vrasja e 69 vjecarit arrestohet autori

TIRANEuml- Policia e Tiranes ka zbardhur vrasjen e nje 69 vjecari i cili u gjet pa jete ne banesen e tij ne rrugen Isa Boletini ne Tirane ndersa ka arrestuar autorin e ngjarjes nje 34 vjecar nga Tirana.

Zedhenesja e Policise se Tiranes Alma Katragjini beri te ditur te premten se ne kuadrin e operacionit Hijet e nates policia arrestoi shtetasin Rushit Hatija 34 vjec lindur e banues ne Tirane person me precedente penale. Ngjarja per te cilen akuzohet ky shtetas ka ndodhur ne 12 nentor 2010 kur Hatija ka hyre ne banesen e 69 vjecarit Enver Velija i cili jetonte vetem. Ai e ka goditur ate me sende te forta dhe me pas ka vjedhur sende elektroshtepiake si dhe sende te tjera personale ne banese.

Si rezultat i hetimeve te Seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Lirise se Personit ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda ne Tirane u arrit identifikimi kapja dhe dokumentimi ligjor i kesaj ngjarje dhe arrestimi i autorit te saj.

Policia tha se nga hetimet e deritanishme rezulton gjithashtu se shtetasi Rushit Hatija eshte edhe autor i dyshuar i disa ngjarjeve te tjera te renda te ndodhura ne Tirane.
m.a/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›