Lista e ALUIZNI Legalizimet emrat e 2250 perfituesve te rinj

Agjencia e Legalizimeve publikon familjet që marrin tapitë në 12 qarqet e vendit. Kollozi: Procesi mbyllet brenda vitit 2013.
ALUIZNI: Qytetarët të nxitojnë të paguajnë detyrimet.
Drejtoritë rajonale të Agjencisë së Legalizimit të 12 qarqeve të vendit kanë bërë gati fatura të tjera financiare që duhet të paguhen nga qytetarët në mënyrë që objektet informale të tyre të marrin lejen. Pas shqyrtimit të dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor, këto drejtori kanë llogaritur faturën financiare për secilin. Gazeta publikon sot emrat e 2250 përfituesve, të cilët duhet të paraqiten për të tërhequr këtë faturë dhe më pas të shkojnë në banka për ta paguar atë. Pas kryerjes së kësaj procedure, me mandatin e pagesës ata duhet të paraqiten sërish pranë drejtorive në mënyrë që të vijohet me dhënien e lejes së legalizimit. Ashtu siç ka deklaruar edhe më herët Agjencia e Legalizimit, leja do të printohet dhe do t’i jepet në dorë vetëdeklaruesit brenda 48 orëve, duke hapur kështu më pas rrugën për regjistrimin në hipotekë të objektit. Në një deklaratë për mediat, drejtori i ALUIZNI-t, Ardian Kollozi, shprehet se ky proces do të mbyllet brenda këtij viti dhe për këtë arsye qytetarët duhet të nxitojnë të paguajnë detyrimet. “Në vijim të komunikimit të vazhdueshëm me kategoritë e përfshira në proces dhe gjithë opinionin publik, duam t’ju sigurojmë për vendosmërinë tonë për ta bërë çdo gjë në funksion të përmbylljes së objektivit tonë, përfundimit të procesit të legalizimit brenda vitit 2013.
ALUIZNI është duke përpunuar dhe dhënë mesatarisht 2250 leje legalizimi në javë, pra 10 000 leje legalizimi në muaj”, shprehet Kollozi.
(Listen e plote te ALUIZNI e lexoni sot ne Panorama)