E Diel, 1 Nëntor 2026

Premtimi i PD gara me PS Berisha Pa taksa pagat 30 mije leke

e Martë, 29 Janar, 2013 | 08:35 am

Kryeministri Berisha

Kryeministri premton heqjen e taksës 10 % për pagat nën 30 mijë  lekë. Maxhoranca rrëzoi para dy muajsh propozimin e PS.

Pagat 30 mijë lekë nuk do tatohen.

Berisha: Në administratë ka pak punonjës, frymëmarrje për biznesin.

Qeveria do të dërgojë së shpejti në Parlament ligjin për heqjen e tatimit mbi fitimin të rrogave nën 30 mijë lekë. Këtë e bëri të ditur dje Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së radhës së Grupit Parlamentar demokrat. Në fund të vitit të kaluar ky propozim i ardhur nga opozita u rrëzua në Parlament. Sipas kreut të qeverisë, numri më i madh i përfituesve do të jetë në sektorin privat, pasi në administratë vetëm një kategori e vogël marrin nën 30 mijë lekë rrogë. “Së shpejti ju, të dashur deputetë, do të votoni në Parlament ligjin për heqjen e tatimfitimit mbi punonjësit, rrogëtarët që marrin nën 300 mijë lekë. Dhe kjo nuk është vetëm një 10 përqindësh rritje rroge, por është njëkohësisht dhe një mbështetje e madhe për sipërmarrjen, për tregun e punës. Ndaj dhe ky vendim synon shpërndarjen më të mirë të të ardhurave, përpjekjen më të madhe që ato të ardhura të shndërrohen në mirëqenie për qytetarët”, u shpreh Kryeministri në fjalën e tij.

(Lajmin e plote e lexoni sot ne Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›