E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista e deputetëve të LDK-së

Lideri i LDK-së, njëherësh edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, ka mbledhur me shume vota në partinë e tij në zgjedhjet e 12 dhjetorit, duke u pasuar nga Sabri Hamiti me 32772 vota, Arben Gashi me 19710 vota , Ismet Beqiri me 19696 vota dhe Nekibe Kelmendi, e cila gjithsej ka mbledhur 13930 vota.
 

Kjo listë, cilësohet si listë jozyrtare e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 12 dhjetorit, ndërsa ajo zyrtarja, që pritet të publikohet nga KQZ-ja ende nuk është bërë publike, pasi do të kompletohet pas rivotimit në Mitrovicë, ku zgjedhjet atje do të mbahen në 23 janar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›