Merkato Bala midis Tiranes dhe Vllaznine

Sulmuesi shkodran takoi dje presidentin Halili. Bala edhe pse pritej te stervitej me skuadren nuk u paraqit ne qendren stervitore Skender Halili
Tirana po merzit per te dyten here radhazi Vllaznine. Pasi siguruan sherbimet e Gilman Likes 24 here kampionet tashme synojne te afrojne edhe Bekim Balen. Sulmuesi i talentuar ka prishur kontraten me Genclerbirligine ne Superligen turke dhe tashme eshte vene ne kerkim te nje skuadre te re. Fakti qe 20-vjecari eshte i lire per te vendosur te ardhmen ka vene ne levizje kuqeblute qe jane ekipi i tij i vendlindjes por edhe bardheblute qe besojne se kane shanse te mira te fitojne titullin ne kete sezon dhe synojne te bejne investime te rendesishme ne merkaton e janarit.
Takimi
Dje palet kane pasur edhe nje takim ne mjediset e viles Gold. Presidenti i Tiranes Refik Halili dhe sulmuesi Bekim Bala duket se kane biseduar per kontraten qe do ti jape shkodranit fanellen bardheblu. Gjithashtu nje oferte interesante lojtari ne fjale ka marre edhe nga Vllaznia. Per Balen rikthimi ne Loro Borici do te interpretohej si nje zgjedhje e zemres. Megjithate edhe ne rastin e ketij talenti te rritur ne ekipet zinxhir te kuqebluve mendohet se do te perseritet i njejti skenar si me Gilman Liken. Kjo per faktin se oferta ekonomike e kryeqytetasve eshte sa dyfishi i asaj qe 20-vjecarit iu ofrua nga Vllaznia. Per me teper tashme qe u largua Sebino Plaku Tirana i ofron nje rol protagonisti per pjesen e mbetur te sezonit. Ne Shkoder shfaqen te bindur se Bala do te vihet ne urdhrat e Joses por burime prane kryeqytetasve konfirmojne se lojtari eshte mjaft i joshur nga oferta e Halilit.
Mungesa e pare
Dje pritej qe Bekim Bala te stervitej per here te pare me Tiranen por ne seancen stervitore qe kreu ekipi ne fushat sportive te kompleksit Skender Halili per asnje moment nuk u pa asnje fytyre e re.
Jo vetem per Balen
Tirana e Vllaznia nuk jane ne lufte vetem per Balen. Pervec ketij te fundit Tirana po vazhdon edhe negociatat me Abraham Alecenvu. Mbrojtesi 24-vjecar kerkon te kthehet te bardheblute skuader ku ka fituar 3 nga pese titujt kampione ne Shqiperi. Drejtuesit e klubit jane takuar edhe dje me nigerianin por nuk kane gjetur akordin per afrimin e tij. Abraham e pohon vete se ka oferte edhe nga Vllaznia. Kur e pyetem shefin Dimraj lidhur me rastin Abraham ai reagoi Nuk duam lojtare qe mund te neperkembin emrin e Tiranes. Abraham disa here ka shkelur lejen vitin e shkuar dhe nuk eshte treguar korrekt ndaj klubit.