Lista e plote, fituesit ne te gjitha universitetet
Krahas me fituesit ne universitete, Ministria e Arsimit dhe e Shkences ka publikuar edhe tabelen me fituesit e fundit per cdo dege. Kjo tabele sherben per te orientuar maturantet se me sa pike kane fituar maturantet ne fazen paraprake. Ne momentin kur do te publikohet formulari A3, per raundin e dyte te regjistrimeve, kandidatet se aferisht me sa pike do te mund te fitojne ne degen e tyre te preferuar. Keshtu, per shembull, nese ne degen e anglishtes, fituesi i fundit ka marre 5100 pike, nje maturant qe ka mbledhur 3 mije pike e kupton se nuk ia vlen te rendise si preference kete dege, pasi nuk mund te fitoje sepse ka shume diference te madhe pikesh me fituesin e fundit, ne raundin e pare. Por, pervec kesaj, kjo tabele do te mund t'u sherbeje per orientim edhe maturanteve te vitit 2013. Formulari A3 pritet qe te publikohet ne nje faze te mevonshme dhe do te plotesohet nga te gjithe maturantet qe kane mbetur ne provimet e detyruara dhe me zgjedhje, por kane kaluar ne vjeshte, si dhe nga ata ta qe per shume arsye nuk e kane dhene nje apo me shume provime.