Listat e kandidatëve, lëvizjet e fundit
Cilat do të jenë dy formacionet e deputetëve të sigurt të partive të mëdha në Tiranë. Ndryshimet e pritshme në krye të listave në disa qarqe
FRD detyron Berishën të kandidojë në Durrës. Rama mund ta ndjekë për të pasur përballje
Berisha-Rama, dueli mund të zhvendoset në Qarkun e Durrësit
Lëvizjet e fundit të krerëve të listave. PD-PS, emrat në 12 qarqe
Kur mbetet një javë nga dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dy koalicionet e mëdha ende nuk kanë përcaktuar emrat që do të kryesojnë listat në disa qarqe të rëndësishme të vendit. Kështu, Partia Demokratike, ende nuk ka zgjidhur nyjat në Durrës dhe pritet që kjo lëvizje të ketë lidhje të gushtë me Qarkun e Tiranës, Partia Socialiste, ende nuk ka vendosur kryesuesin në Shkodër, Berat dhe po flitet në momentet e fundit që do të ketë ndryshime në Gjirokastër. Mundësia ndryshimit të qarkut nga ana e Kryeministrit Sali Berisha për tu zhvendosur në Durrës, po bëhet gjithnjë e më reale, pasi ky qark shihet mjaft i rëndësishëm dhe po sulmohet fuqishëm nga ana e opozitës. Një arsye tjetër është edhe mungesa e figurave të Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit dhe kandidimi i dy emrave të njohur nga FRD si Gazmend Oketa dhe Sami Gjergji në këtë qark. Nëse Berisha zhvendoset në Durrës, ka gjasa që edhe Rama të marrë drejtimin e listës së opozitës në këtë qark, pasi siç mësohet Edi Rama synon të zhvillojë një duel e elektoral me rivalin e tij politik.
PD
Mazhoranca e ka përcaktuar tashmë që anëtarët e qeverisë dhe drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike do të jenë edhe krerët e listave në 12 qarqet e vendit, ku thuajse në të gjitha zonat do të ketë hapësirë për 25 aleatët që kanë firmosur në një koalicion të përbashkët. Kështu, në Qarkun e Kukësit, listën e deputetëve të koalicionit Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim do ta drejtojë ministri i Brendshëm, Flamur Noka. Në Qarkun e Shkodrës, listën e mazhorancës do ta kryesojë Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Në Dibër, lista do të ketë si primar, ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj. Në Qarkun e Lezhës, rikthehet shefi i diplomacisë, Aldo Bumçi, i cili ka rezultuar fitues në këtë qark në zgjedhjet e 3 korrikut 2005. Një tjetër anëtar i qeverisë do të drejtojë Qarkun e Elbasanit dhe bëhet fjalë për ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, i cili mori zonën e menaxhuar nga Lulzim Basha në zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Në Fier nuk do të ketë gjithashtu surpriza dhe lista e PD-së do të kryesohet nga Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi. Në Berat, sërish do të vazhdojë ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit, Genc Pollo, të jetë drejtuesi i kandidatëve të mazhorancës, që kësaj here ka një betejë të fortë në një bastion të së majtës. Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, për të tretën herë radhazi, do të jetë kryesues i listës së vogël të Qarkut Gjirokastër, ku do të përballet me një opozita të bashkuar PS-LSI plus PBDNJ. Në Qarkun e Vlorës do të kandidojë sërish i pari kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi. Ministri i Financave dhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode, do të jetë edhe këtë radhë i pari i listës në Korçë.
PS
Opozita, gjithashtu, i ka mbyllur thuajse të gjitha emrat që do të drejtojnë listat në qarqe, por ende nuk është mbyllur Shkodra dhe flitet që mund të ketë zhvillime nëse Rama vendos të kandidojë në të njëjtin qark me Berishën, pasi ky i fundit të largohet nga Tirana në Durrës. Në Qarkun e Kukësit, listën e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane do ta drejtojë ish-prokurori i Tiranës, Vexhi Muçmata. Në Lezhë, kreu i kandidatëve të së majtës do të jetë deputetja Mimi Kodheli. Në Dibër, i pari do të kandidojë ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani. Në Elbasan dihet tashmë se është zhvendosur anëtari i kryesisë, Ben Blushi, ndërsa në Fier do të vazhdojë të drejtojë skuadrën e opozitës, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramor Ruçi. Në Korçë, lista pritet të kryesohet nga ish-kryeministri Pandeli Majko, ndërsa në Gjirokastër, deri tani qarkullon emri i sekretarit për marrëdhëniet me biznesin, Arben Ahmetaj. Në Berat, listën e opozitës pritet ta drejtojë anëtari i kryesisë, Eduard Shalsi. Në Qarkun e Vlorës, në krye të listës do të jetë kryetarja e Komisionit Parlamentar të Medias, Valentina Leskaj. Në Durrës, fushata po drejtohet nga ana e sekretarit organizativ, Blendi Klosi, që pritet të drejtojë edhe listën, vetëm në rast të kalimit të kryetarit Rama në këtë qark, i cili mund të linte Tiranën për tu përballur me Berishën. Po Tirana? Beteja në këtë qark pritet të marrë një formë dhe përmbajtje më specifike nëse mazhoranca kandidon vetëm emra jo nga politika, por persona me reputacion popullor dhe familje të njohura.
PD
Berat: Genc Pollo
Dibër: Myqerem Tafaj
Durrës? Berisha ose Halimi
Elbasan: Arben Imami
Fier: Sokol Olldashi
Gjirokastër: Genc Ruli
Korçë: Ridvan Bode
Kukës: Flamur Noka
Lezhë: Aldo Bumçi
Shkodër: Jozefina Topalli
Tiranë: Berisha ose ?
Vlorë: Astrit Patozi
Berat: Eduard Shalsi
Dibër: Shkëlqim Cani
Durrës: Blendi Klosi ose Edi Rama
Elbasan: Bend Blushi
Fier: Gramoz Ruçi
Gjirokastër: Arben Ahmetaj
Korçë: Pandeli Majko
Kukës: Vexhi Muçmata
Lezhë: Mimi Kodheli
Shkodër: Namik Kopliku ose Mimoza Hafizi
Tiranë: Edi Rama ose shoq. civile
Vlorë: Valentina Leskaj
Kreu i PS-së: Do të lënë mandatin pas hyrjes në qeveri
Rama: Ministrat, nga emrat e deputetëve të zgjedhur
Fatjona Mejdini
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, hoqi dje çdo mëdyshje duke theksuar se asnjë nga ministrat e kabinetit të koalicionit të drejtuar nga PS që mund të krijohej pas 23 qershorit nuk do të ketë mandat deputeti. Skemën që do të ndiqej dhe arsyet e një zgjedhje të tillë, Rama e bëri publike dje gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë e Partisë Socialiste. Kreu i socialistëve foli dhe për situatën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, listat e votuesve, programin e PS-së, akuzat e Berishës, marrëdhëniet me aleatët, atë me Kreshnik Spahiun e Aleancës Kuqezi dhe faktin se PS ishte e hapur për rrjedhjet që mund të vinin nga kjo parti. Sipas Ramës, koalicioni i majtë do të ishte fitues i zgjedhjeve, pavarësisht pengesave të shumta që kishte si pasojë e infrastrukturës zgjedhore.
Mandatet
Rama shpjegoi dje se ministrat e rinj të qeverisë së tij do të përzgjidhen nga listat e deputetëve të dala nga votimet e 23 qershorit. Por sipas tij, në momentin që do të përzgjidhen ata do ta lenë mandatin e deputetit, duke ua lënë vendin kandidatëve të tjerë në listat për deputetë. Ministrat do zgjidhen mes deputetëve, por me marrjen e mandati të ministrit do të heqin dorë nga mandati i deputetit. Ata do jenë figura politike, që janë pjesë e skuadrës sonë të Rilindjes, por do të bëjnë një ndarje të punëve, siç kemi rënë dakord dhe e kemi sanksionuar në marrëveshjen me LSI, por edhe në marrëveshje me forcat e tjera të koalicionit, duke bërë që pushtetet (legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor) të bëjnë funksionimin e tyre, deklaroi Rama. Ai gjithashtu theksoi se vetë do të ishte pjesë e listës së deputetëve, duke lënë të kuptohej se gjithashtu do të hiqet dorë nga mandati kur të zgjidhej si shefi i ekzekutivit. Nga ana tjetër, Rama shpjegoi dhe arsyet se pse ndërmerret një nismë e tillë, duke lënë të kuptohet se në këtë mënyrë, Pa