E Shtunë, 31 Tetor 2026

Listat e kandidateve per deputete

Statutet i detyrojnë që t’i dëgjojnë forumet kur aprovojnë kandidatë për deputetë, por ai i Partisë Socialiste i jep të drejtë si kryesisë edhe kryetarit të bëjë të tilla lëvizje. Aty shkruhet që kryesia ose edhe kryetari miratojnë kandidatë për deputetë. Edi Rama ka prezantuar katër prurje të reja deri tani. Ka shkaktuar reagime publike dhe jo publike të atyre që e dinë ose dhe nuk e dinë veten në kandidim për zgjedhjet e reja.  Analistët nuk i përligjin këto reagime, ndër të cilat spikasin ato të Erjon Braçes.
Nga selia blu prezantimet nuk kanë filluar. Edhe sikur të ndodhte, nuk do të kishte reagime. 
Sipas Hasimes prezantimi i kandidatëve duhet bërë herët. Vasjarit i ngjan absurde. 
Në traditën e tij Berisha është në pritje të lëvizjeve të kundërshtarit. Po bën dhe një lojë etike që në disa raste është e vërtetë, e në disa të tjera përdoret për të mbuluar llogari të caktuara politike dhe elektorale
Statuti i demokratëve nuk flet për një kompetencë të drejtëpërdrejtë të kryetarit për caktimin e kandidatëve, por parashikon një informim të kryesisë për çdo hap dhe në rast se e sheh të domosdoshme kryesia e ka të drejtën e ndërhyrjes. Këshilli kombëtar thuhet në një tjetër nen vendos të gjitha kandidaturat elektorale, me përjashtim të atyre që statuti i parashikon ndryshe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›