Rama takim per rendin ne Lac

Një shtet dhe një polici që ta bëjë të paprekshme jetën e çdo shqiptari. Rama pohon se kjo është sfida më e madhe e socialistëve nëse vijnë në pushtet pas zgjedhjeve. Nga qyteti i Laçit ku zhvilloi një takim me elektoratin e tij, kreu i PS-së tha se frenimi i krimit dhe vënia e rendit publik nën kontrollin e shtetit është angazhimi i tij kryesor.
“Sot në Shqipëri ndodhin dy krime në orë. Krimi i ka dalë shtetit nga kontrolli dhe sot krimi bën ligjin. Policia është e tradhtuar. Kupola drejtuese e Policisë së Shtetit është e lidhur me krimin, funksionon si një organizatë që jep e merr në emër të interesave kriminale, mbron kanale të kontrabandës dhe pa as më të voglin dyshim është një nga vatrat më të nxehta të korrupsionit në Shqipëri”, vlerwsoi Rama.
Ermonela Felaj tha gjatë takimit se krimi po bashkëjeton me drejtësinë dhe po i shpëton ndëshkimit. Mimi Kodheli ripërsëriti angazhimin e PS për paga më të larta për forcat e rendit. Ndërsa Saimir Tahiri theksoi se PS është e vendosur për të zbatuar parimin “Një shtet, një polici”.