Listat e zgjedhesve opozita akses per auditimin
Hartimi i listave te zgjedhesve do te realizohet ne vezhgimin e opozites. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kane rene dakord per menyren e hartimit te listave ku per here te pare do te krijohet nje audit i posacem qe do te funksionoje prane Drejtorise se Pergjithshme ne perberje te se ciles do te jene perfaqesues te dy partive te medha PD dhe PS. Listat zgjedhore do te jene produkt i regjistrit kombetar te gjendjes civile. Problemi per listat e zgjedhesve nje perplasje e ndodhur perhere ne zgjedhje pritet te marre fund pasi opozita do te kete nje audit prane DPGJC-se per auditin e listave i cili do te kete akses ne sistem njesoj si Drejtori i Pergjithshem i Drejtorise se Gjendjes Civile. KQZ-ja jo me vone se 30 dite nga dekretimi i zgjedhjeve emeron me vendim dy audite per verifikimin e veprimeve ne bazen e te dhenave te regjistrit kombetar te gjendjes civile. Te drejten e propozimit per secilin audit e kane respektivisht kryetari dhe nenkryetari i KQZ-se pas konsultimit me perfaqesuesit e partise me te madhe te shumices dhe asaj me te madhe te pakices ne KQZ. Auditet nuk mund te shkarkohen nga detyra pervec shkeljeve te percaktuara ne piken 9 te ketij neni. Auditi zevendesues emerohet jo me vone se 5 dite sipas se njejtes procedure dhe kriter te percaktuar ne kete nen thuhet ne nenin 60 te draftit. Sipas neneve perkatese te draftit eshte vendosur qe listat do te publikohen cdo muaj se bashku me cdo ndryshim qe nga momenti fillestar 6 muaj perpara zgjedhjeve deri ne listen perfundimtare qe duhet te hartohen 40 dite para zgjedhjeve. Gjithashtu eshte percaktuar se zyrat e gjendjes civile do te kene akses te plote ne regjister gje qe nuk e kane deri me sot. Gjithashtu mazhoranca dhe opozita kane rene dakord qe ne procesin e votimit te verifikohet ne menyre elektronike karta e identitetit te zgjedhesve. Subjektet zgjedhore te regjistruara ne KQZ ose partite politike me kerkesen e tyre dhe pa pagese mund te marrin nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile nje kopje elektronike te listave te zgjedhesve apo ekstraktit te perberesve zgjedhore ne shkalle vendi si dhe sa here qe ato perditesohen dhe publikohen sipas nenit 51 te ketij kodi. Kopja elektronike hartohet ne menyre te tille qe te lejoje kerkime dhe krahasime te kryqezuar te te dhenave. Listat perfundimtare te zgjedhesve te parashikuar ne germen d te pikes 2 te nenit 48 shpallen ne forme elektronike ne faqen zyrtare te internetit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe ministrise qe mbulon pushtetin vendor. Formati elektronik duhet te mundesoje kerkime te shumefishta te perberesve te listes se zgjedhesve nga cdo i interesuar nepermjet internetit. Nje kopje e listes perfundimtare te zgjedhesve ne forme elektronike e ndare per cdo QV instalohet ne sistemin elektronik te verifikimit dhe regjistrimit te zgjedhesve ne diten e votimit te ngritur ne KQZ sipas nenit 101/1 . Lista permban te gjithe perberesit zgjedhore te parashikuar ne nenin 48 pika 2 germa b te ketij Kodi thuhet ne nenin 60 te draftit. Ky variant i miratuar me konsensus nuk eshte ende final pasi lidhet me kalimin edhe te kapitullit qe ka te beje me procedurat e votimit dhe identifikimin ne QV.
var disqusshortname = gazetashqip var disqusidentifier = co-464f67e56b9755a3cf8da9889892fd7e function var dsq = document.createElementscript dsq.type = text/javascript dsq.async = true dsq.src = http// - disqusshortname - .disqus.com/embed.js document.getElementsByTagNamehead0 document.getElementsByTagNamebody0.appendChilddsq LAJMI FUNDIT PDIU reagon pas ndalimit te gjyqtareve Te kerkohet llogari nga shteti grek veprim i ulet 8 ore me pare ... Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet ka reaguar sot ne lidhje ... Gjiknuri Reforma zgjedhore mbyllet brenda ketij muaji 8 ore me pare ... Bashkekryetari i komisionit te Reformes Zgjedhore perfaqesuesi socialist Damian Gjiknuri ... Rama-Berishes Hiq postbllokun e korrupsionit nga interkonjeksioni me Kosoven 9 ore me pare ... Kryetari i Partise Socialiste ka reaguar diten e sotme permes ... Koncesionet Berisha Perpjekjet e stilit mafioz nuk i ndalojne dot 10 ore me pare ... Kryeministri Berisha e ka cilesuar proceduren e koncesionit si nje ... Haxhinasto ne Bruksel merr pjese ne Ministerialin e NATO-s 13 ore me pare ... Zevendeskryeministri dhe njeheresh ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ... Presidenca Kryeministri deklarata te papranueshme dhe anti-integruese 1 dite me pare ... Menjehere pas deklaratave te ashpra te leshuara nga kryeministri Berisha ...