E Shtunë, 31 Tetor 2026

Listat paraprake te PS e PD kandidatet per qarqet Diber e Berat

TIRAN - Gazeta Shekulli vijon te publikoje sot listat e kandidateve te perfolur per zgjedhjet e ardhshme vendore. Ndonese ende nuk ka nje zyrtarizim te kandidaturave dhe ne disa zona ato jane ne faze diskutimi drejtuesit socialist ne rrethe dhe ne qender kane piketuar emrat te cilat do ti propozohen per miratim Kryesise se Partise Socialiste.

Nderkohe qe na ndajne me pak se dy muaj nga zgjedhjet e ardhshme vendore emrat e kandidateve vijojne te ruhen ne fshehtesi maksimale nga zyrtaret e Partise Socialiste dhe Partise Demokratike pasi me sa duket palet po mundohen te shmangin pakenaqesite dhe perplasjet mes individeve qe mund te synojne te njejten zone per tu kandiduar.


Burime per gazeten bejne te ditur emrat te cilet perfliten per qarkun e Dibres dhe qarkun e Beratit. Per te dyja keto qarqe partite politike kane zbatuar te njejtin kriter duke pare me perparesi drejtuesit aktuale ne njesite vendore sidomos ata qe kane marre rezultate te kenaqshme ne zgjedhjet e fundit. Por ne perfundim te procesit jane dhe ndarjet e zonave me kandidatet qe do tu lihen aleateve te partive te medha.


Ne Qarkun e Dibres vihet re kandidimi i tre femrave per komuna dhe nje bashki kryesore. Kjo levizje e tyre synon te arrije objektivin per te rritur perfaqesimin e grave ne nivele te larta drejtuese i imponuar dhe prej ligjit te kuotave. Sa i perket Qarkut Diber per Partine Socialiste ne diskutim jane komunat Komsi Lis dhe Xiber. Ndersa per komunat e tjera baza socialiste duket se ka gati emrat qe do te propozohen ne forumet e larta te socialisteve. Nga ana tjeter Partia Demokratike ka ne fazen e diskutimit vetem kandidatin per Burrelin per te cilin po perfliten kater emra.


Emrat e pare te kandidateve dalin edhe per Qarkun e Beratit. Per kete qark Partia Socialiste po perzgjedh me kujdes kandidaturat. Ndersa mazhoranca eshte ne ndarje perfundimtare te zonave. Mesohet se pese komuna do ti jepen Levizjes Socialiste per Integrim. Nga Partia Socialiste per Bashkine e Beratit perflitet emri i kryetarit aktual Fadil Nasufi.


Per te perzgjedhur kandidatura sa me te goditura socialiste ne baze po kryejne sondazhet per emrat e perfolur se kush nga keta gezojne mbeshtetje me te madhe.
Nga te dyja kampet politike mbetet ende kohe per te zyrtarizuar kandidaturat. Ne bazat socialiste e demokrate kane filluar dhe perplasjet e para per ceshtjen e kandidaturave. Por dy partite me te madhe politike po tregohen shume te rezervuara per te shpallur kandidaturat apo per ti hapur drite jeshile kandidateve per zona te caktuara. Gjithcka do te jete e pavendosur deri ne minutat e fundit.

Kandidatet per Qarkun Diber

Peshkopi
PD Ilir Krosi
PS Ilir Vranici

Bulqize
PD Roland Keta
PS Ne diskutim

Klos
PD Ramazan Mjeshtri
PS Ne diskutim

Burrel
PD Skender Lleshi / Vjollca Molla / Flamur Stefhasani / Dallendyshe Koleci
PS Adelina Farrici

Komunat e Matit

Komuna Ulez
PD Pal Coku
PS Drita Lala

Komuna Baz
PD Fatmir Kurti
PS Hanke Neli

Komuna Komsi
PD Ymer Barci
PS Ne diskutim

Komuna Gurre
PD Mustafa Celami
PS Sali Celami

Komuna Xiber
PD Shaban Bisha
PS Ne diskutim

Komuna Suc
PD Perparim Beshi
PS Dritan Pjeci

Komuna Lis
PD Xhezmi Dika
PS Ne diskutim

Komuna Macukull
PD Skender Gjuci
PS Gazmir Hysa

Komuna Derjan
PD Arjana Bushi
PS Hasan Pasha

Komuna Rukaj
PD Belul Keputa
PS Hamid Xhakrosa


Kandidatet per qarkun e Beratit

Bashkia Berat
PS Fadil Nasufi
PD Arenc Berati / Shkelqim Hysa / Greta Kajana / Koci Lefta / Gazment Hazizi

Bashkia orovode
PS Rezart Hoxha
LSI Nesim Spahiu

Bashkia Polican
PS Adriatik Zotkaj
LSI Lulzim Gojka

Bashkia Ure Vajgurore
PS Syrja Ormenaj
PD Thoma Rumnici

Komuna Otllak
PS Perparim Sinaj / Refat Arizaj
PD Muharrem Hoxha



Bashkia Lezhe dublime ne listat zgjedhore

Ne Bashkine e Lezhes jane afishuar prej disa muajsh listat zgjedhore. Burime zyrtare nga Zyra e Gjendjes Civile te Bashkise se Lezhes kane bere te ditur se numri i personave qe pritet te marrin pjese ne votime eshte 16 648 votues mbi 18 vjec. Ne listat paraprake natyrisht qe ka pasur edhe probleme kryesisht dublime. Sipas shefes se Zyres se Gjendjes Civile Lindita Petoku jane konstatuar 23 persona dublime brenda njesise vendore 3 prej tyre jane cregjistruar ndersa 20 te tjere jane binjake dhe te ndryshem.

Nderkohe Petoku deklaroi se ne lista jane edhe 312 shtetas te tjere te dyshuar per dublime jashte njesise vendore 61 prej te cileve u jane derguar formularet Model 3. 10 shtetas jane cregjistruar prane Bashkise se Lezhes kurse 241 te tjere jane te ndryshem.
Per te gjitha keto eshte njoftuar zyrtarisht edhe Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile. Nderkohe ne listat e sjella nga kjo e fundit rezultojne edhe emrat e 12 personave mbi 100-vjecar. Pjesa me e madhe tyre nuk kane te aferm ne Lezhe dhe mundesite e kontaktimit kane qene te pakta dyshohet qe ata mund te kene vdekur edhe jashte shtetit.

Emrat e ketyre personave do te bllokohen automatikisht ne sistemin e Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile. Zyra e Gjendjes Civile i ka derguar drejtorise se Pergjithshme edhe listen e personave te tjere te vdekur te verifikuar nga kjo zyre ku pritet te bllokohet automatikisht nga Drejtoria e Pergjithshme. Nderkohe keto dite eshte konstituuar edhe KZAZ NR 37 Qarku Lezhe.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›