7 marsi festohet me politike
Kryeministri premton shkolla te reja ndersa kreu i bashkise i cileson universitetet si fabrika diplomash
Ndonese eshte nje dite ku politika nuk ka shume per te thene politikanet shqiptare e gjeten menyre per tu perfshire. I pari ka qene kryeministri i vendit Sali Berisha i cili se bashku me Ministrin e Arsimit Myqerem Tafaj zgjodhen kete dite per te inauguruar shkollen e mesme Gramoz Palushi ne Paskuqan.
Nje takim qe kryeministri e shnderroi ne nje tubim elektoral kur nga ndertesa e shkolles dhe para nxenesve e mesuesve ftoi te gjithe qytetaret qe te marrin pjese ne zgjedhjet e 8 majit. Per ndertimin e kesaj shkolle ne Paskuqan jane shpenzuar 660 mije dollare.
Berisha ka premtuar se per kete zone jane programuar edhe 3.5 milione dollare investime ne arsim. Kryeministri Sali Berisha perpara qindra nxenesve ka premtuar se do te asfaltoje cdo rruge te kesaj zone dhe se do te ndertoje nje stadium dhe qendra argetuese per te rinjte.
Mesuesit ne kete dite i ka uruar edhe Presidenti i Republikes Bamir Topi. Kreu i shtetit ka theksuar se kombet e qyteteruara bejne maksimumin per edukimin dhe pergatitjen e brezave te ardhshem. Ne fjalen e tij zoti Topi eshte ndalur tek te gjithe ata nxenes qe per rrethana te caktuara sociale jane te detyruar te braktisin shkollen.
Presidenti ka theksuar se eshte krejtesisht e papranueshme qe per arsye ekonomike per shkak te origjines apo ngujimit keta femije te privohen nga e drejta universale njerezore per arsimim.
Ndersa kreu i bashkise Edi Rama dhe bashkeshortja e tij Linda kane uruar te gjithe mesuesit shqiptare me rastin e festes se 7 marsit.
Me shume domethenie ata kane zgjedhur Kristo Frasherin per ta uruar ne emer te te gjithe mesuesve shqiptare. Rama u shpreh se sot eshte koha me e veshtire per dijen per mesuesin dhe librat. Sipas tij sot universitetet jane kthyer ne fabrika diplomash te pavlera koston e te cilave do ta mbarte nje gjenerate e tere.
Gjeja qe eshte edhe me e trishtueshme eshte se investimi ne dije po shkon duke u shteruar bashke me burimet njerezore qe ne vume ne dispozicion te dijes. Per shkak te nje mjedisi qe u eshte krijuar mesuesve qe eshte me i zi se kolektivizmi pa asnje lloj merite e sistemi ku vlera e vetme eshte ajo materiale dhe propagandistike - ka deklaruar Rama.
Dita e Mesuesit ne bote
Dita e 7 Marsit ne Shqiperi e ka nje origjine. shte dita kur per here te pare ne vendin tone u cel nje shkolle shqipe pikerisht me 7 mars ne Korcen e 1887-es femijet moren pjese ne oren e pare te mesimit ne gjuhen shqipe. Qe nga ajo dite cdo 7 mars nxenes kudo ne Shqiperi nuk harrone te uroje dhe te mbushe me lule mesuesen. Kjo dite eshte nje dite e shenuar ne historine e arsimit shqiptar por sikunder ne edhe vende te tjera kane diten e tyre te mesuesit.
Ne SHBA p.sh. dita e mesuesit nuk eshte nje date e caktuar por nje dite. Amerikanet nderojne mesuesit cdo te marte te pare te muajit Maj. Se perse eshte zgjedhur kjo dite ende nuk dihet por per amerikanet duket se nuk ka shume rendesi pasi aktivitetet ne nderim te mesuesve zgjasin plot nje jave.
Ne Turqi dita e mesuesit festohet me 24 nentor. Ne kete dite gjenerali Mustafa Kemal Ataturk deklaroi Brezat e rinj do te krijohen nga mesuesit. Ataturku gjithashtu konsiderohet si Mesuesi i pare i Turqise per shkak se ai pershtati nje alfabet te ri per republiken e sapoformuar Turke me 1923.
Ne Poloni dita e mesuesit kremtohet cdo 14 tetor. Kjo date perkujton krijimin e Komisionin Kombetar te Edukimit nga mbreti Stanisaw August Poniatowski me 1773. Spanja e feston diten e mesuesit me 29 janar.
Italia dhe shume vende te tjera te Bashkimit Europian kane vendosur qe te kujtojne mesuesit ne daten e vendosur nga UNESCO ne vitin 1994. Franca Gjermania Austria Anglia etj. nderojne mesuesit e tyre cdo 5 tetor. do vit ne kete dite organizatat e mesuesve ne keto vende mobilizohen per te luftuar qe nevojat e brezave te ardhshem te merren ne konsiderate.
UNECSO ka vendosur qe dita e mesuesit te jete 5 tetori per te perkujtuar firmosjen e Rekomandimeve per Statusin e Mesuesit te pergatitur nga ILO ne vitin 1966. Sipas UNESCO-s Dita boterore e mesuesit perfaqeson nje nisme shume domethenese. Ne kete dite te gjithe duhet te vleresojne kontributin e madh qe mesuesit japin ne procesin e edukimit dhe te zhvillimit.
Ndryshe nga vendi yne dita e mesuesit nuk eshte nje dite feste por nje dite kur mesuesit kerkojne kushte me te mira per profesionin e tyre. Gjate 5 tetorit te kaluar organizata te ndryshme mesuesish ne bote protestuan duke u derguar qeverive te tyre nje leter qe permbante disa kerkesa thelbesore. Se pari mesuesit kerkonin nje ambient te pershtatshem pune.
Te sigurt si per mesuesin ashtu edhe per nxenesit. Rroga qe te jene te denja per te jetuar. Mosdiskriminimin e mesueseve femra zhvillim profesional si dhe perfshirje ne vendimet politike per te garantuar qe vendimet politike te ndryshojne realisht gjendjen e arsimit.