E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lituania nuk duhet nënvlerësuar

 Kundërshtarja e Shqipërisë në miqësoren e mbrëmjes së sotme në “Qemal Stafa”, Lituania, në dukje modeste, mbetet një skuadër për t’u repsektuar dhe vlerësuar, pavarësissht se në klasifikimin aktual të FIFA-s pozicionohet në vendin e 115, plot 51 shkallë më poshtë se përfaqësuesja jonë. Ndonëse ndeshjen e parë ndërkombëtare e shënon në vitin 1923, kommëbarja lituaneze u njoh më shumë në arenën ndërkombëtare pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik më 1990, dhe nuk iu deshën shumë kohë për të zënë një vend të respektuar në futbollin europian. Në kualifikueset e Euro 1996 dhe Botërorit 1998, Lituania u rendit e treta në grup, ndërsa në 2004 pretendoi deri në takimin e fundit kualifikimin, por u mund nga Skocia. Dy vite më vonë, në eliminatoret e botërorit 2006, pavarësisht se në fund u rendit e pesta, sërish u shfaq konkurruese. Fitorja 3-0 me Rumaninë, për kualifikueset e botërorit 2010 mbetet rezultati historik i kësaj përfaqësueseje.

Shqipëria është ndeshur 3 herë me skuadrën balltike, duke shënuar një bilanc negativ me një fitore dhe 2 humbje.

Takimi i parë mes Shqipërisë dhe Lituanisë daton më 3 qershor 1992, i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit 1994, ku kuqezinjtë fituan 1-0 në “Qemal Stafa” me gol të Eduard Abazit, ndërsa në përballjen e kthimit më 14 mars 1993 Shqipëria u mund me rezultatin 3-1. Ndërkohë që miqësorja e vetme daton më 1 mars 2006 në Tiranë, ku Shqipëria pësoi një disfatë të papritur me rezultatin 1-2./Indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›