E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sep Blatter galaktik

Presidenti i FIFA-s, Sep Blatter është tifoz i Real Madridit. Numri një i futbollit në botë ka deklaruar se i ka mbatur simpatia e tij për Realin që nga koha e Di Stefanos.

"Jam bërë një ndjekës i rregullt i Real Madrid që në epokën kur luante Di Stefano dhe unë punoja si gazetar. Në rini kam luajtur futboll dhe mbaja përherë fanelën me numrin 9, ndërsa Di Stefanon e kisha idhull. Kur u riktheva për të luajtur në klubin tim të fëmijërisë, Visp, ndryshuam ngjyrën e fanelës duke e bërë të bardhë. Nuk do ta harroj asnjëherë ditën kur u takova me Di Stefanon" deklaroj Blatter./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›