Liverpool, Klopp: Nuk jemi skuadra më e fortë në botë, por…

Një moment i komplikuar për Liverpool, i cili nesër në mbrëmje do të ketë një përballje të madhe, atë me Tottenham. Trajneri gjerman i Reds, Klopp prezantoi ndeshjen e nesërme në mbrëmje në një konferencë për shtyp: “Ne duam të sigurohemi që muaji tjetër të jetë më pozitiv, por nuk mund të ndryshojmë atë që ka ndodhur kohët e fundit”.
“Tani po luajmë kundër Tottenham dhe duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshja. Dhe kështu për të gjitha ndeshjet e kampionatit. Ne duhet të bëhemi ekipi që duam të jemi, ekipi që askush nuk dëshiron të luajë kundër. A na thonë njerëzit që ne jemi skuadra më e fortë në botë? Jo kështu, por nuk është problem”.