Liverpool, Klopp: Pa tifozë nuk ka futboll

Menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp komentoi fitoren 4-0 kundër Wolverhampton: “Ishte ndeshja perfekte, për mënyrën se si e luajtëm dhe për kthimin e tifozëve pas kaq shumë muajsh. Pa tifozë nuk është futboll i vërtetë: kur dolëm dhe pamë tifozët, u emocionuam. Mbështetja e sigurisht që na ka ndihmuar dhe kemi luajtur një lojë të mirë, veçanërisht në pjesën e dytë. Kelleher luajti mirë, duke bërë disa ndërhyrje të shkëlqyera. Ai është i qetë në trajtimin e topit dhe shumë i mirë me këmbët e tij. Unë nuk jam i befasuar nga performanca e Salah, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Alexander-Arnold bëri një kthim të shkëlqyer me një asistim, por edhe performanca e Williams duhet të nënvizohet: pavarësisht paralajmërimit pas disa minutash, ai luajti me vendosmëri të madhe. Wijnaldum? Shpresoj që të rinovojë dhe të luajë me ne për një kohë të gjatë ”.