E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shuhet në moshën 80-vjeçare mjeshtri i gurit Habib Hatika

Gjirokastrës do t’i mungojë tingulli i çekanit të mjeshtrit të gurit  Habib Hatika .Ai është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare duke lënë pas punime jo vetëm në banesat gjirokastrite  por edhe në objekte monumentale.Sot miqtë e kolegët e tij vlerësojnë ”duart” e arta të mjeshtrit Hatika .

Ish kolegu i tij Spiro Bezhani e kujton kështu Hatikën.

”Habibin kam një jetë që e njoh ,kemi punuar bashkë për vite me radhë .Ai ka bërë punime në shumë çati të shtëpive karakteristike gjirokastrite duke lënë gjurmët e tij në qytet  ,ka ndërhyrë në objekte kulti dhe në nëpër muze .Është shumë e dhimbshme për ne dhe fatkeqësi për qytetin tonë që na ikin të tillë njerëz dhe ustallarë.I kishte duart e arta , i qendiste çatitë .Tani e la trashëgimi tek djemtë e tij ”.

Disa nga veprat e ish mjeshtrit të gurit Hatika janë ‘’Xhamia ‘’në pazarin karakteristik,shtëpia e Gjeniut të letrave  Kadare, Muzeu Etnografik si dhe në shtrimin e ‘’qilimave ‘’ të Gjirokastrës (kalldrëmet).

Edhe pse ish mjeshtri Hatika mbylli sytë ,punën që ai zotëroj prej 60 vitesh e la në duart e djemëve  të tij Altnit dhe Bledit të cilët do ta vazhdojnë ta skalitin gurin siç bëri babai i tyre  .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›