E Diel, 1 Nëntor 2026

Liverpool, Slot beson: PSG mund të mposhtet, kualifikimi nuk është i pamundur

“Mund të bëjmë gjëra të veçanta, por duhet të jemi shumë, shumë, shumë të vendosur për ta arritur këtë. Po luajmë kundër kampionëve të Evropës, kështu që kjo e bën detyrën më të vështirë, por jo të pamundur”. Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain.

“Para së gjithash, u kujtova lojtarëve të mi rezultatin 2-0. Duket krejtësisht ndryshe, siç e dimë të gjithë, por rezultati përfundimtar ishte 2-0. Së dyti, u thashë atyre se e kemi provuar kaq shumë herë se në ndeshje të mëdha jemi të aftë të bëjmë një performancë të shkëlqyer”.

“Në 49 ndeshjet në shtëpi që kemi luajtur nën drejtimin tim”, shtoi ai, “kemi arritur të shënojmë dy ose më shumë gola 36 herë. Sigurisht, nuk i luajtëm të gjitha 49 ndeshjet kundër PSG-së, e kuptoj këtë, por kundërshtarët e Premier League dhe Champions League me të cilët u përballëm ishin shumë të fortë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›