Liverpool, alarm në mbrojtje, dëmtohet edhe Robertson

Alarm në mbrojtje për skuadrën e Liverpool-it. Edhe Andy Robertson ka përfunduar në infermieri për shkak të një problem në tendinë dhe gjendja e tij shëndetësore mbetet për tu vlerësuar gjatë ditëve në vazhdim. Trajneri Klopp tani e ka shumë të vështirë të bëjë zgjedhje në repartin e mbrojtjes, dëmtimet janë të shumra: Alexander Arnold, van Dijk e Fabinho tani edhe Robertson. Përpara është sfida Champions me Atalantën dhe trajnerit gjerman do ti duhet të bëjë modifikime.