E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rooney flet si trajner i Derby County: Të fillojmë ngjitjen në

Wayne Rooney është gati të fillojë karrierën e tij të re, atë të trajnerit. Ish-sulmuesi i Manchester United, deri më sot lojtar-asistent te Derby County pas përvojës së tij në MLS, është graduar trajner i përkohshëm nga klubi anglez pas largimit të Phillip Cocu. Holandezi, ish-PSV, i cili mbërriti te kjo skuadër në vitin 2019 për të zëvendësuar Lampard, e lë ekipin në vendin e fundit në Championship me një fitore të vetme në njëmbëdhjetë ndeshje.

“Më vjen keq që Phillip dhe stafi i tij janë larguar nga klubi dhe unë dua ta falënderoj personalisht për të gjithë ndihmën dhe inkurajimin e tij në këto muaj punë – komentoi Rooney -. Gjëja më e rëndësishme tani është të fillojmë ngjitjen në renditje”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›