E Premte, 6 Nëntor 2026

Liverpool është rikthyer, mund Tottenham

Ndoshta Liverpool është rikthyer Liverpool, ai që jemi mësuar të shikojmë, sidomos në sezonin e kaluar. Pas pesë ndeshjesh radhazi pa fitore, Reds kanë kaluar një pengesë të vështirë, Tottenham, duke fituar me një rezultat 3-1 në “Tottenham Hotspur Stadium”.

Ngushtohët kështu në katër pikë distanca me kryesuesen Manchester City, por që ka një ndeshje më pak.

Një sfidë që nisi mirë për vendasit, të cilët arritën të gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Son, por VAR u prishi festën duke evidentuar një pozicion jashtë loje. Për të zhbllokuar sfidën ka menduar Firmino, i cili ka shënuar në limitet e pjesës së parë. Një gol që vjen pas 487 minutash agjërimi në Premier League.

Në pjesën e dytë, Alexander-Arnold dyfishon shifrat për skuadrën e Klopp, por i menjëhershëm reagimi i vendasve që shkurtojnë me Hojbjerg. Salah në minutën e 56-të arrin të gjejë rrugën e rrjetës, por edhe njëherë VAR ndërhyn duke anulluar golin, evidenton një prekje të topit me dorë në momentin e nisjes së aksionit.

Gjithsesi, për të mbyllur llogaritë ka menduar Mane, i cili ka sigluar 3-1 dhe Klopp rigjen përsëri buzëqeshjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›