Liverpool i jep arsye Suarezit për të qëndruar

Skuadra e Liverpoolit ka vendosur që ti rrisë pagën Luis Suarezit pas formës fantastike që ka treguar këtë edicion. Sulmuesi në tom formë uruguajan ka shënuar 28 gola këtë edicion, gjë e cila i ka shtyer zyrtarët e Liverpoolit që të reagojnë për ta shpërblyer atë.
Suarez tani do të fitoj pagë prej 100 mijë funtash në javë, 20 mijë më shumë sa fitonte deri tani. Kjy veprim i Liverpoolit është një shtytje që Suarez mos të largohet nga Liverpooli në verë pas interesimit të disa skuadrave për të./Indeksonline/