AKPA Gjirokastër , punëson 608 persona

Viti 2020 ka qënë mjaft i vështirë edhe në institucionin e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dega Gjirokastër. Në një rezume sipas të dhënave pandemia e covid- 19 solli rritjen ndjeshëm të papunësisë kjo si pasojë e mbylljes së aktiviteve e bizneseve që operojnë në qarkun e Gjirokastrës. Megjithatë gjashtëmujori I dytë I vitit nëpërmjet programeve te nxitjes do te sillte rritjen e punësimit kryesisht të të rinjve , ku janë punësuar 608 persona.
- Ishte një vit i vështirë . Mbyllja e gjithë bizneseve kryesisht ato fasoneri solli një rritje të ndjeshme të papunësisë. Vështirësitë kanë qënë të shumta ndërsa insitucioni jonë punoi në sistemin online pwr shkak tw covid-19. Me aktivizimin normat të punës , në ftuam edhe nëpërmjet medias të gjithë binzeseset dhe personat fizikë për të aplikuar në programet e punësimit . Në gjashtë mujorin e dytë u arrit punësimi 608 personave , sigurisht nuk është numër produktiv krahasuar me objektivat dhe nivelin e papunësisë në qark , por në kushtet që jemi jemi munduar të ndihmojmë kryesisht të rinjtë .
Aktualisht për vitin e ardhshëm pritet të aktivizohen shtesë projekte të programeve të nxitjes së punësimit duke përfshirë disa grupmosha , ndërsa synohet punësimi partime për të rinjtë duke u bërë pjesë e aplikimeve pranë këtij insitucioni .