Liverpool, në pikëpyetje qëndrimi i trajnerit Benitez

Situata e vështirë tek Liverpool vazhdon dhe tani edhe tekniku Rafael Benitez, objekt i dëshirave të Real Madrid dhe Juventus, kërkon qartësi. Ose Torres dhe Gerrard mbeten në Anfield Road, ose ikën edhe spanjolli. Sezoni në vazhdim nuk shkoi sispas parashikimeve, llogaritë e shoqërisë janë shqetësuese dhe nga shumë anë vijnë oferta për Benitez dhe yjet e Liverpool.
Të kuqtë po bëjnë të pamundurën që tekniku të mos lëvizë, por shpejt do të ketë një takim mes Benitez e Martin Broughton, presidenti i ri i Liverpool, por sipas medias britanike spanjolli do të kërkojë bllokimin e yjeve të skuadrës Fernando Torres apo Steven Gerrard. Por kjo kërkesë e tij vështirë të plotësohet, sepse situata ekonomike e klubit anglez, dikton shitjen e lojtarëve për të arkëtuar.
E në këtë pikë rikthehet fort oferta e Juventus Benitez + Torres, megjithase për El Niño nuk janë të interesuar vetëm bardhezinjtë, por edhe Manchester City i Roberto Mancinit, që ka bërë të qartë se për sulmuesin e Liverpoolështë gati të shpenzojë 70 milionë euro.
Eno Skarço