E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akreditim i spitaleve publike dhe private

Spitalet publike dhe ato private duhet t’i neshtrohen procesit te akreditimit i cili duhet te jete sa me shpejt, pasi vetem keshtu pacientet shqiptare do te mund te bejne zgjedhjen e duhur per sherbimin shendetsor qe kerkojne. Kjo deklarate vjen nga drejtori i Qendres Kombetare të Cilesise, Sigurise dhe Akreditimit te Institucioneve Shendetsore, Isuf Kalo gjate nje interviste per Alsat. Kalo thote se procesi nuk po fillon pasi po zvarriten disa procedura administrative nga strukturat e Shendetesise.

“Ligji presupozon që të gjitha institucionet shëndetësore publike apo private, duhet t’i nënshtrohen këtij procesi të akreditimit, bazuar në standarte. Pritet një vendim i qeverisë që do të legalizojë ose do të rregullojë mënyrën se si do të zhvillohet ky proces, sa ditë do të zgjasë vëzhgimi, sa njerëz do të shkojnë, si do të bëhet procesi i marrjes së vendimit” thotë Kalo.

Drejtori i Qendres se Sigurise dhe Akreditimit te Institucioneve Shendetesore thote se kete vere do te perfundojne dhe monitorimet mbi eficencen e te gjitha spitaleve ku do te percaktohen se cilat shfrytezojne maksimalisht kapacitetet dhe nuk djegin fondet.

“Faza e parë e projektit është që të bëjë një fotografim analitik dhe pastaj analizë të gjendjes ku janë spitalet, çfarë bëjnë, çfarë njerëzish kanë, çfarë pajisjesh, si fuksionojnë, pse nuk fuksionojnë, kush është cilësia, etj dhe kjo duhet të çojë në një fazë reflektimi” thotë Kalo.

Vetem disa dite me pare strukturat e shendetesise kane deklaruar se jane spitalet rajonale ato qe nuk shfrytezojne makismalisht shtreterit e tyre , nderkohe qe fondet alokohen ne masen e kerkuar.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›