Liverpool nuk fal, fitorja e dytë radhazi

Fitorja e dytë radhazi për Liverpool, që pas suksesit ndaj Tottenham, gjithashtu jep një tjetër goditje, kësaj radhe në fushën e West Ham, duke e mposhtur me rezultatin 3-1: dopietë e Salah dhe gol i Wijnaldum.
Pjesa e parë dhuroi pak emocione në Olympic Stadium. Muri i ‘Hammers’ rezistoi në 45 minutat e para edhe për faktin se Reds kishin shumë pak ide. Qarkullim topi, në një moment ishte në masën 80%, por shumë pak vertikalizime.
Me fillimin e pjesës së dytë, skuadra e Klopp u rrit ndjeshëm. Në minutën e 58-të erdhi dhe zhbllokimi i rezultatit: i shërbyer nga Jones, Salah arriti të realizojë me një goditje të zgjuar. Sulmuesi egjiptian më pas e mbylli ndeshjen në minutën e 68-të, duke kaluar portierin kundërshtar me një prekje të majtë të saktë.
Pesë minuta para fundit është Wijnaldum, që nënshkruan tripletën pas një kombinimi mes Firmino dhe Oxlade-Chamberlain. Dawson shënoi golin e vetëm për vendasit. Me këtë fitore, Liverpool është ngjitur në vendin e tretë në klasifikim, United i vendit të dytë është vetëm një pikë larg.