E Hënë, 2 Nëntor 2026

Liverpool rrëzon Leicesterin

King Power Stadium priti ndeshjen mes Leicesterit dhe Liverpoolit, përkatësisht të dytit nga fundi dhe liderëve të Premier League. Fillimi i ndeshjes ishte shumë argëtues, me Salah që goditi shtyllën në minutën e 3-të, i ndjekur edhe nga Ndidi në të 10-ën.

‘Reds’ padyshim krijuan më shumë raste, por nuk mundën të ishin rezultativ dhe pjesa e parë u mbyll 0-0. Szoboszlai dhe Tsimikas më pas e trembën Leicesterin në disa situata në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa Coady iu mohua një gol në minutën e 67-të për shkak të një faulli të Daka ndaj Alisson. Liverpooli më pas hapi sfidën në minutën e 76-të. Pas një gjuajtje tjetër të Salah që goditi shtyllën dhe një traverse nga Diogo Jota, Alexander-Arnold shënoi golin e 1-0, në fund të një lëvizjeje mjaft konfuze në zonën e rreptësisë. Ndërkohë, Buonanotte shpërdoroi një mundësi për të barazuar në minutën e 83-të. Kështu Liverpooli arriti fitoren e 24-ët të sezonit dhe u ngrit në 79 pikë, 13 pikë përpara Arsenalit.

Rënia e Leicesterit në Championship tashmë është zyrtarizuar: humbja i mban Foxes me 18 pikë dhe i rikthen në kategorinë e dytë, vetëm një sezon pas ngjitjes së arritur nën drejtimin e Enzo Maresca vitin e kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›