Liverpool, transferim ideal

Nga Express më 30 janar 2011 në ora 20:52
Luis Suarez ka thënë se transferimi në Liverpool ishte mundësi tepër e mirë për t’u refuzuar.
Ylli uruguaian, i cili të shtunën kaloi testin mjekësor në klubin nga Anfield Road, është në prag të zyrtarizimit të kalimit nga gjiganti holandez Ajax për 23 milionë funte.
24-vjeçari beson se transferimi në Liverpool është ideal për karrierën e tij. “Jam i lumtur. Është mundësi shumë e mirë për mua, transferim ideal. Liverpool është klub i bukur dhe të gjithë duan të luajnë këtu”, tha Suarez për Ajax TV.