E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona barazon rekordin e Realit

Nga Express më 30 janar 2011 në ora 20:01

Me fitore në udhëtim te Herculesi, të shtunën mbrëma, Barcelona barazoi rekordin e vjetër 50 vjet të Real Madridit për numrin e fitoreve të njëpasnjëshme në Kampionatin spanjoll.

Gjiganti katalan realizoi fitoren e 15-të me radhë në La Liga duke mposhtur Herculesin 3-0, ndërsa rekordi i mëparshëm i takoi ekipit madrilen të edicionit 1960/1961 nën drejtimin e legjendës Alfredo Di Stefano. Për Barcelonën, fitorja ndaj Herculesit ishte e dhjeta nga po aq ndeshje në udhëtim gjatë këtij sezoni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›