Liverpooli do ta dënoj Luis Suarezin!

Një deklaratë e sulmuesit Luis Suarez ku tha se ai në ndeshjen ndaj Stoke ka simuluar në një rast, e ka nervozuar jashtë mase trajnerin Brendan Rodgers. Trajneri i Liverpoolit tha se deklarata e tij është e papranueshme.
"Është një gjë e gabueshme ndaj tij. Nëse ai ka menduar ashtu, atëherë është diçka e pranueshme nga ana jonë. Unë duhet të flas me Luisin dhe ai do të dënohet për këtë gjë. Është fakt që Luis Suarez është viktimizuar e akuzuar padrejtësisht. Ai në të shumtën e rasteve ka marrë akuza të pabaza, por nëse e ka menduar këtë gjë atëherë ai ka gabuar" deklaroi Rodgers./Indeksonline/