Neymar transferi i parë i Guardiolës!

Sipas mediave gjermane, Pep Guardiola do të sjell lojtarë të ri në Bayern që në ditët e para. Madje transferi i parë i Bayern Munchen pritet të jetë superylli brazilian, Neymar.
Transferimi i Javi Martinez te Bayerni është rekord për këtë skuadër por që blerja e Neymar thuhet se do ti kaloj të gjitha rekordet në futbollin gjerman.
Sulmuesi i Santosit thuhet se ka raporte të mira me Guardiolën, të cilin e çmon shumë. Bayerni thuhet se i ka aprovuar Guardiolës buxhetin për këtë transfer.
Transferimi i Neymar thuhet se do të jetë një hap para edhe për futbollin gjerman./Indeksonline/