E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpooli e ka blerë Cavanin!?

Një lajm bombastik po qarkullon në disa media angleze të afërta me Liverpoolin. “CopTalk” sot ka njoftuar blerjen e re të Liverpoolit që është Edinson Cavani

. Raportohet se Liverpooli ka paguar 36 milion paund për blerjen e Cavanit ndërsa marrëveshja është bërë mes agjentit të tij dhe krerëve të Liverpoolit.

Ende nuk ka ndonjë përgjigje nga skuadra e Napolit. Thuhet se në blerjen e Cavanit kanë ndikuar Suarez e Coates, dy bashkëlojtarët e Cavanit te Uruguaj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›