E Diel, 1 Nëntor 2026

Mourinho: Askund si te Inter

Jose Mourinho ka dhënë një deklaratë për Sky Sport duke folur për përvojën e tij si trajner. Mourinho nuk e vlerësoi veten e tij si Special One por Ligën e Kampionëve e quajti si “Special One”. Mourinho tha se ka kaluar shumë moment të lumtura në futboll por askund më i lumtur nuk është ndier se tek Inter.

”Interi ishte përvoja më e mirë e jetës time. Atje gjeta një president të kuptueshëm dhe një skuadër të uritur për tituj. Një grup lojtarëve fantastik ne ua dhamë mundësinë që të fitojnë atë titull pas 40 viteve. Këtë titull se ndrroj me asgjë. Shpresoj që këtë ta bëj sivjet me Realin. Titulli i 10-të për këtë skuadër do të ishte një nderë për mua” deklaroi Mourinho/Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›