Liverpul, Murinjo pasardhës i Benitez
E ardhmja e Rafa Benitez në krye të Liverpulit është në dyshim dhe gjatë javëve të fundit janë shtuar spekulimet se ai mund të largohet nga "Anfilld Roud". Trajneri spanjoll ende nuk ka gjetur akordin për rinovimin e kontratës, e cila skadon gjatë verës së ardhshme. Por, ndërkohë që Benitez nuk është i sigurt për të firmosur sipas kushteve të ofruara nga klubi, bashkëpronarët amerikanë, Hiks dhe Xhilet kanë filluar të studiojnë tregun. Hoze Murinjo është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e "Reds", edhe sepse luzitani nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për t‘u rikthyer në Premiership. Frenk Rajkard, Karlo Ançeloti dhe Sven-Goran Erikson shihen gjithashtu si alternativa. Mediat angleze raportonin se disa ortakë të Tom Hiks kanë filluar bisedimet (si palë e tretë) me menaxherin e trajnerit të Interit, Horge Mendes, për të kuptuar nëse ekzistojnë shanset që "Special One" të emërohet në krye të Liverpulit, nëse spanjolli nuk rinovon. Benitez, menjëherë pas takimit të fituar në "Santiago Bernabeu" me Realin, deklaroi se dëshiron të drejtojë Xherard & Co. edhe për disa vjet. Ai saktësoi se nuk ngutet që të arrijë marrëveshjen, sipas të cilës do të qëndrojë edhe për katër sezonet e ardhshme. Gjithsesi, bashkëpronarët amerikanë nuk kanë shumë besim se "bashkëjetesa" do të vazhdojë, pasi bisedimet janë ende në fazat fillestare, pavarësisht se palët kanë muaj që takohen. Pikërisht për këtë arsye, Hiks dhe Xhilet i tremben faktit se tekniku mund të largohet papritur, për të pranuar ofertën e ndonjë klubi tjetër prestigjioz (Reali i Madridit e kërkon). Përveç Murinjos, i cili ishte mes kandidatëve për të marrë stolin e Liverpulit edhe përpara pesë vjetëve, kur u largua Hulier, klubi anglez është në hapat e para të bisedave edhe me Frenk Rajkard, Karlo Ançeloti e Sven-Goran Erikson.
Trajnerët janë çështja e ditës në Angli dhe kjo konfirmohet edhe nga zhvillimet më të fundit te Çelsi. Roman Abramoviç kërkon të mbajë me çdo kusht Gus Hidink në krye të bluve, ndërkohë që i ka propozuar Federatës Ruse emrin e pasardhësit të tij ideal, Dik Advokat. Edhe pse Hidink është emëruar vetëm përpara një jave, në "Stemford Brixh" situata ka ndryshuar: blutë kanë fituar tre takime radhazi, duke treguar lojë të mirë dhe shpirt gare, elementë që mungonin nën drejtimin e Skolarit. Synimi është që strategu holandez të qëndrojë edhe një sezon, ku do të ketë në dispozicion fonde të mjaftueshme, për blerje të rëndësishme në merkato.