Kriza, hapet "thesi" në Formula 1
Hapet "thesi" në Formula 1. Rikthehen Honda dhe Uilliams. Skuadra japoneze do të marrë pjesë rregullisht në pistë në prag të nisjes së sezonit në garën e Australisë. Lajmi bëhet i ditur nga "The Times", që njofton se, është Ros Braun, ish-drejtori teknik i Ferrarit, ai që ka koordinuar shpëtimin e skuderisë aziatike. Sipas "Times", të enjten e ardhshme, Xhenson Baton do të prezantohet në Silverstone për testet e para me veturën e re, e cila, pa ndërhyrjen e Berni Ekleston, dukej e destinuar t‘i thoshte lamtumirë botës së garave. Një burim pranë Hondës ka shpjeguar për të përditshmen autoritare britanike se, financimet e nevojshme për të rikthyer në garë këtë skuadër janë të garantuara (të paktën për vitin e parë) nga vetë Honda dhe padroni i Formula 1, Ekleston. Nuk do të jetë pjesë e projektit të ri, Sër Riçard Branson, shefi i "Virgin Group", që në javët e mëparshme ishte ofruar për të shpëtuar skuterinë japoneze. Nuk është akoma e qartë ende ngjyra e makinës së re. Pas kolaudimit në Silverston, Honda e re do të prezantohet në Barcelonë më 9 mars. Në krah të Batonit të konfirmuar, nuk është vendosur akoma emri i pilotit të dytë, që do të zgjidhet mes ish-ferraristit Rubens Barrikelo, prej tre sezonesh te Honda dhe Bruno Sena, 25 vjeç, nipi i Ayrton Senës. Po ashtu situatën financiare jo të mirë e ka zgjidhur edhe skuderia e Ulliamsit. Për t‘u shijuar ishte prezantimi i makinës Uilliams FW31, një model identik me atë të 2008. Të mërkurën "Royal Bank of Scotland" lajmëroi se në fund të 2010 do të largohet nga financimi i skuadrës: ishte një vendim i pashmangshëm, po të marrësh në konsideratë humbjet rekord të saj në muajt e fundit. Por Sër Frenk dhe të tijtë synojnë të shuajnë çdo shqetësim në lidhje me të ardhmen: "Dy vite më parë kemi kontraktuar një borxh me bankat, thonë përgjegjësit e skuderisë dhe administratori i saj i deleguar, Adam Parr, pa të cilin nuk do të kishim qenë në gjendje të mbanim hapat me skuadrat e kreut. Por tashmë i kemi marrë të gjitha masat, dhe financat nuk do të jenë më problem". Paratë janë gjetur. Janë marrë nga e drejtave televizive, që shpërndahet nga Berni Ekleston (rreth 40 milionë euro) dhe nga agjencia (Rbs ad At&t e Philips). Dhe shpresa është, që në një të ardhme të afërt të ketë benefice ekonomike për shkak të përfshirjes në F.2. Skuadra tashmë i ka rifilluar përgatitjet për sezonin e ri, i cili pritet të fillojë muajin e ardhshëm. Synimi i tyre është të qëndrojnë gjithnjë e më pranë skuadrave të kreut, ashtu siç kanë bërë gjatë këtyre viteve të fundit. Sër Frenk për 2009 pret një hap përpara nga skuadra, e cila ka bërë një paraqitje të mirë në sezonin e fundit (është renditur në pod në Melburn dhe Singapor): "Do të më mjaftonte të qëndronim edhe më pranë tri skuadrave të më të forta të sezonit të fundit". Pilot i tyre do të jetë Niko Rosberg.