Liverpul "debohet" nga Champions
Skuadra legjendare e Liverpulit nuk do te jete me pjese e Champions Leagues per kete sezon, ndersa do te vazhdoje garen ne Ligen e Evropes si skuadra e trete ne grup. Megjithese fituan me rezultatin 0-1 ndaj Debrecenit, Reds-at e Rafa Benitez nuk munden te qendronin ne pol-position per nje vend ne 16-te me te mirat. Fitorja po minimale e Fiorentines ndaj Lionit ne Firence, 1-0, shoi shpresat e anglezeve qe si rralle ndonjehere mbeten jashte Liges se Kampioneve qe ne fazen e grupeve. Goli i N'Gog qe ne 10 minutshin e pare mbajti gjalle shpresat e ishulloreve, por deri ne fershellimen e fundit te gjyqtarit ne derbin Fiorentina-Lion. Ne derbin tjeter te grupit "F", Barcelona triumfoi nepermjet nje spektakli ne loje dhe gola kundrejt rivaleve italiane te Interit te drejtuar nga "Special One". Megjithese me gjashte mungesa, mes te cileve Lionel Messi dhe Zlatan Ibrahimovic, djemte e Guardioles kaluan dy here ne avantazh ne pjesen e pare. Ne minuten e 10-te, mbrojtesi Gerard Pique u zhyt ne zone duke befasuar mbrojtjen italiane, kurse ne te 26-en, i zakonshmi Pedro po me nje zhytje nga krahu ngriti ne kembe "Camp Nou". Me gjithe perpjekjet, skuadra e Murinjos nuk ndryshoi asgje ne pjesen e dyte, qe u shoqerua me perplasje te tensionuara mes lojtareve. Ne ndeshjet e tjera bien ne sy fitoret e rumuneve te Unireas ndaj Seviljes, 1-0, qe i mban ata ne garen per vendin e dyte, por nga pas ka ardhur edhe Shtugart, qe ka surprizuar skocezet e Rangers, qe kane qene me te dobetit ne kete kompeticion. Ashtu sic pritej Arsenali siguroi qe ne pjese te pare nje fitore 2-0 ndaj Standart Liezhit, kurse Olimpiakos arriti nje barazim te bardhe pa gola kundrejt rivaleve te drejtperdrejte, holandezeve te Alkmar. Ndeshja e fundit, por e para e luajtur mbreme, ka qene ajo mes ruseve kampione, Rubin kazan me ukrainasit e Dinamos se Kievit, qe perfundoi ne barazim pa gola, duke i dhene shpresa Interit qe te qendroje ne gare.