E Diel, 1 Nëntor 2026

Sezonin tjeter "live" edhe Kategoria e Pare

Afekti pozitiv qe ka dhene pasqyrimi "live" i ndeshjeve te Superiores, pritet qe te ndikoje edhe ne ndeshjet e nje kategorie me poshte, ne fillim te edicionit tjeter. Sipas drejtuesve te FSHF-se ishte ne plan qe pasqyrimi i ndeshjeve te Kategorise se Pare, brenda ketij edicioni, por per shkak te procedurave te vonuara, nuk eshte realizuar nje gje e tille. Me fillimin e edicionit tjeter, ne liste per pasqyrimin e ndeshjeve do te jene edhe klubet e Kategorise se Pare, nderkohe dy klubet kryeqytetase Dinamo dhe Tirana, do te perfshihen ne te njejtin grup per te krijuar bashkimin e te gjitha klubeve, ne nje te drejte televizive. Sekretari i Pergjithshem i FSHF-se, Prodani, pas nje pune voluminoze me drejtues te klubeve, arriti qe te binde te gjithe te tjeret, me perjashtim te Dinamos dhe Tiranes, qe kishin nenshkruar shumes shpejt kontratat e ketij edicioni, duke realizuar transmetimin e ndeshjeve, per kete sezon. Ndeshjet "live" kane ndalur tifozet qe te realizojne shfaqje te dhunshme, pas perfundimit te fazes se pare. Edhe ekipet dhe drejtuesit e klubeve te futbollit qe jane treguar te papergjegjshem me pare, nuk kane mundur qe te realizojne "bemat" e tyre, pasi pamjet "live" te ndeshjeve ne te gjitha stadiumet e Superiores, jane nje prove e pakontestueshme. Ka pasur pakenaqesi te shumta dhe ato jane denoncuar pas ndeshjes ne media, ose ne FSHF, cka tregon se ka nje ngritje te nivelit te pergjegjshmerise, ne ekipet e Superiores, pas ndeshjeve te fazes se pare. Ne FSHF eshte konstatuar nje gje e tille, teksa disiplina ka pasur me pak pune, gjate ketij viti. Ne ato raste kur ka pasur incidente, sic ishte edhe i trajnerit te Kastriotit, Ramazan Ndreu, masat kane qene te ashpra. Pamjet televizive kane bere qe tensioni te shmanget dhe te mos "pjelle" dhune dhe akte vandale, sic ka ndodhur gjate viteve te fundit. "I vetmi shqetesim, qe eshte ngritur eshte ai ndaj gjykimeve, gje qe ndodh ne cdo kampionat tjeter evropian, prandaj pas perfundimit te fazes se pare, mund te themi se ecuria ka qene normale", - theksoi Ilir Shulku.

Transparenca

Transmetimi i ndeshjeve te Kategorise Superiore ne ekranin e "Super-Sport" ka sjelle transparence pothuajse te plote deri tani, per te gjitha ndeshjet e luajtura. Ne ndeshjet e Kategorise Superiore, pas fazes se pare nuk eshte shenuar asnje akt qe i kapercen normat baze.

600 Milione

Kaq ishte shuma qe kompania "UEFA Sport" akordoi per klubet e Superiores, pas nenshkrimit te kontrates ne fillim te edicionit per transmetimin e ndeshjeve. Ne shumen e perllogaritur nuk kane perfituar dy klubet e kryeqytetit, Tirana dhe Dinamo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›